Sot ishte parashikuar të mbahej gjyqi për Arbër Çekajn, por ky u shty përsëri për një moment të dytë.
Kjo për shkak se ende nuk ka mbërritur letërporosia për marrjen në dijeni të Çekajt, për nisjen e procesit gjyqësore ne vendin tonë.
Në sallë mungonte edhe avokati i Arbër Çakajt, Maks Haxhia, ndërsa seanca e radhës u la për në 30 shtator, në orën 10:30.
Arbër Çekaj akuzohet si i dyshuar për trafikimin e 613 kilogramëve me kokainë, që u gjetën në një trajler në magazinat e Arbri Garden në Maminas.