Vendosni fjalën kyçe....

Sulm terrorist në një spital sirian afër kufirit me Turqinë, 12 të vdekur


Të paktën 12 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi pranë kufirit turk në Siri.

Sulmi ka ndodhur të dielën me autobombë pranë një spitali në qytezën siriane Çobanbey afër kufirit me Turqinë, raporton Anadolu Agency.

Sipas Mbrojtjes Civile, të paktën 12 civilë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, ndërkohë që janë ngritur shqetësime nga rritja e mundshme e numrit të viktimave.

Ekipet e Mbrojtjes Civile janë mobilizuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke i vazhduar aktivitetet e shpëtimit nga gërmadhat e shtëpive të rrënuara në afërsi të spitalit si pasojë e shpërthimit.

Dëme materiale nga shpërthimi ka pësuar edhe spitali. Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *