Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite, “kërcen” çmimi i naftës


Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit pas sulmit me dron ndaj dy rafinerive të mëdha të arit të zi në Arabinë Saudite nga rebelët Houthi në Jemen.

Arabia Saudite uli prodhimin e naftës me gjysmën e sasisë ose më shumë se pesë përqind të prodhimit të përditshëm global.

Çmimi i naftës u rrit me 19 për qind në 71,95 dollarë për fuçi, duke bërë që Arabia Saudite të fitojë më shumë nga shitja e naftës brenda ditës në 30 vjetët efundit.

Ndërkohë “US Texas Texas Intermediate (WTI) u rrit me më shumë se 15 përqind, duke arritur në 63.34 dollarë për fuçi.

Rritja e çmimit erdhi pas sulmeve në dy uzina arabo-saudite “Aramco”, duke përfshirë një rafineri kryesore në qytetin e Abqaiq. Rivendosja e punës në ambiente mund të zgjasë me javë, jo ditë siç u premtua më parë “Aramco”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *