Një komunë në Suedi vendosi të ndalonte valëvitjen e flamujve të LGBT në ndërtesat publike, pasi partitë konservatore morën këshillin e qytetit.
Qyteti i Solvesborg në Suedinë juglindore ka votuar të ndalojë ngritjen e flamurit me ngjyrën e ylberit në bashkinë e qytetit çdo gusht, gjatë festivalit “Gay Pride” që mbahet në kryeqytetin e vendit. Tani e tutje, vetëm flamujt lokalë dhe kombëtarë lejohen në ndërtesat publike.
Ideja për të vendosur flamujt në ndërtesat publike u prezantua në vitin 2013, kur këshilli i qytetit u drejtua nga Social Demokratët e qendrës së majtë.
Por tani qyteti kontrollohet nga Demokratët Suedezë konservatorë (SD) dhe tre parti të tjera të krahut të djathtë, të cilët vendosën të rishikojnë kodin lokal të flamurit.
“Tradita është e rëndësishme për ne, dhe unë e di se shumë nga banorët tanë të vjetër e ndajnë këtë qëndrim,” tha kryetari Louise Erixon (SD) teksa shpjegoi masën për të hequr flamurin e LGBT.
Jo të gjithë janë të kënaqur me politikën e re ndalimit të flamurit. Politikanja dhe organizatorja e veprimtarive me temë LGBT, Sophia Ahlin, qortoi kolegët e saj në Partinë e Moderuar, të cilët anonin me Demokratët Suedezë kundër flamujve në fjalë.
“Vendimi i tyre shkon plotësisht kundër asaj që pretendojnë, për sa i përket barazisë së të gjithë njerëzve,” argumentoi ajo.
Duke legalizuar martesën e të njëjtit seks në 2009, Suedia konsiderohet të jetë një vend kryesisht liberal dhe miqësor LGBTQ.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT