Vendosni fjalën kyçe....

U kapet drogë në makinë, ndalohen 4 të rinj në Krumë


4 persona janë arrestuar në Krumë, pasi akuzohen se po trafikonin drogë drejt Kosovës.

Në pranga kanë rënë Ferdinant Cena, 31 vjeç, Hajri Merkaj, 26 vjeç, Irakli Lici, 25 vjeç dhe Daniel Cena, 20 vjeç.

Ata janë ndjekur nga blutë, të cilit kishin informacion se mjeti me të cilin udhëtonin 4 personat kishte drogë.

Ata janë ndaluar në Krumë dhe pas kontrollit në mjetin tip “Mercedes-Benz ML”, ku ndodheshin Ferdinant Cena e Hajri Merkaj, u gjet një sasi prej 85 kilogramësh kanabis.

Mjeti në fjalë shoqërohej nga një tjetër “Mercedes-Benz” ku u kapën Irakli Lici e Daniel Cena.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *