Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e të riut shqiptar në Angli, arrestohen dy italianë


Një i ri shqiptar është vrarë në Brighton të Anglisë ndërsa policia britanike bën apel për ndihmë për të zbuluar të kaluarën e tij.

21-vjeçari Serxhio Marku u gjet i plagosur rëndë brenda një banese një-katëshe në rrugën Stafford javën e kaluar. Ai u transportua me urgjencë, por ndërroi jetë të mërkurën në Spitalin “Royal Sussex”.

Në pranga për vrasjen e tij janë vënë dy shtetas italianë, Francesco D’Agostino, 44-vjeç dhe Giuseppe Petriccione, 45-vjeç.

Por policia britanike i ka ende të paqarta motivet e vrasjes. Ndaj ka kërkuar ndihmë për të mësuar më shumë rreth të kaluarës së 21-vjeçarit Marku, dhe arsyet pse ai kishte shkuar në qytetet Brighton dhe Hove. Marku nuk ka të afërm në Angli, ndërsa familja e tij jetojnë në Shqipëri. Pjesëtarët e familjes janë njoftuar për vrasjen e të riut.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *