Vendosni fjalën kyçe....

Vriten 5 persona në një lokal pranë shtëpisë së presidentit meksikan Lopez Obrador


Pesë njerëz janë qëlluar për vdekje në një lokal pranë shtëpisë së Presidentit Meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, disa orë para se ai të niste festimet për ditën e pavarësisë të dielën natën.

Ministria e Sigurisë Publike tha se pesë persona u vranë dhe tre u plagosën, kur një grup personash të armatosur, hapën zjarr në lokal.

Ngjarja solli në kujtesë për meksikanët problemet kronike të sigurisë me të cilat përballet Lopez Obrador, një i majtë veteran i cili mori presidencën në dhjetor duke u zotuar të ulte nivelet e larta të dhunës në Meksikë.

Mirëpo që atëherë, siç shkruan “Reuters” gjakderdhja ka vazhduar dhe raporti i vrasjeve për vitin 2019 po tejkalon rekordin e përgjithshëm të vitit të kaluar.

Mediat meksikane raportuan se sulmi në lokalin në Tabasco ndodhi rreth orës 8 të darkës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *