Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Dalja nga kriza bëhet vetëm duke ndarë krimin nga politika


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhej në Shkodër në një takim me simpatizantët. Basha në një postim në Facebook është shprehur se PD dhe opozita kanë përgjegjësinë të nxjerrin vendin nga situata ku e ka futur kryeministri Rama.

Basha shton më tej nga kjo krizë që jemi mund të dilet vetëm duke ndarë politikën nga krimi.

PD dhe opozita ndiejnë përgjegjësi për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ku e ka futur Edi Rama dhe organizata e tij kriminale!

Edi Rama dhe organizata e tij kriminale nuk kanë asnjë zgjidhje, as për Shkodrën, as për Shqipërinë. Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe mund të zgjidhet vetëm duke ndarë politikën nga krimi.

Ndarje të politikës nga krimi pa proces zgjedhor nuk ka. Proces zgjedhor pa garantuar votën e lirë nuk mund të ketë. Sot në Shkodër pashë vendosmërinë për ti dhënë fund krizës, politike, ekonomike, institucionale dhe kapjes së shtetit nga krimi! #ShqipëriaSiEuropa”-shkruan Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *