Gjatë intervistës së tij me Pierce Morgan, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se planifikon të martohet me të dashurën e tij Georgina Rodríguez. Madje është shprehur se kjo është ëndrra e nënës së tij, Maria Dolores dos Santos Aveiro.
“Ajo më ka ndihmuar shumë. Sigurisht që jam i dashuruar me të. Do të martohemi një ditë, me siguri. Është ëndrra e mamasë sime gjithashtu.”, tha Ronaldo pasi Morgan e pyeti nëse do të martohej me Georgina-n, citon “Daily Mail”.
Futbollisti dhe modelja spanjolle janë bashkë që prej vitit 2016, kur u njohën në një dyqan të firmës Gucci, ku Giorgina ishte asistente e shitjeve.
Giorgina po e ndihmon të dashurin e saj futbollist, jo vetëm në rritjen e vajzës së tyre Alana, por edhe të fëmijëve të tjerë të tij: Cristiano Jr dhe binjakët dy vjeçar Eva dhe Mateo.