Vendosni fjalën kyçe....

“Gjoka” publikon kontratën e sqaron çështjet e nënkontraktimit


Kompania “Gjoka 87” ka reaguar pas lajmit të publikuar në “Balkanweb”, ku thuhej se kishte lidhur nënkontratë me kompaninë “Gjoka Konstruksion” që administrohen repsektivisht nga djali dhe babai i tij.

Në një reagim zyrtar, kompania thotë se “objekti i vetëm i veprimtarisë së shoqërisë koncensionare “Gjoka 87” sh.p.k është zbatimi i kontratës koncensionare/ppp të Rrugës së Arbrit.”.

Kurse kompania “Gjoka Konstruksion” është entitet tjetër me fushë më të gjerë veprimi në ndërtim.

Reagimi i plotë

Duke marre shkas nga gjithë disinformimi që aktualisht po kryhet në disa media sqarojmë se:

Bazuar në kontrate pas nënshkrimit dhe miratimit te kontratës kontratës koncensionare/ppp “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” Koncensionari është përgjegjës për sigurimin dhe përmbushjen e detyrimeve sipas kontratës.

Në përmbushje të detyrimeve kontraktore Koncensionari ka krijuar shoqërinë koncensionare “Gjoka 87” sh.p.k në zbatim të legjislacionit dhe nenit 3 të kontratës koncensionare/ppp “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” .

Në zbatim të nenit 4 të kontratës, me krijimin e shoqerisë koncensionare, të gjitha të drejtat dhe detyrimet e koncensionarit transferohen tek shoqëria koncensionare, e krijuar vetëm për këtë qëllim.

Objekti i vetëm i veprimtarisë së shoqërisë koncensionare “Gjoka 87” sh.p.k është zbatimi i kontratës koncensionare/ppp të Rrugës së Arbrit.

Shoqëria koncensionare “Gjoka 87” sh.p.k në përputhje me nenin 9, të kontratës, ka disa nënkontraktorë, për të cilët është marrë miratimi i Autoritetit Kontraktor-MIE. Mes këtyre nënkontraktorëve të miratuar është edhe “Gjoka Konstruksion” sh.a.

Shoqëria koncensionare “Gjoka 87” sh.p.k dhe “Gjoka Konstruksion” sh.a janë dy Entitete të ndryshme, e para me objekt të vetëm zbatimin e kontratës koncensionare /ppp të Rrugës së Arbrit dhe e dyta me objekt të gjerë veprimtarie në fushën e ndërtimit. Ndërmjet shoqërisë koncensionare si Investitor është lidhur kontratë sipërmarrje me nënsipërmarrësin “Gjoka Konstruksion” sh.a për punime ndërtimore të një pjesë të rrugës dhe Tuneleve, bazuar në gjithë eksperiencën dhe kapacitetet teknike për realizimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *