Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatja demokrate fyen Trump dhe shkel Kodin e Ushtrisë: Ne s’jemi prostitutat e tua, ti s’je tutori ynë (VIDEO)


Kandidatja demokrate për presidente, Tulsi Gabbard, ka shtuar sulmet ndaj presidentit amerikan Donald Trump, por padashur ka shkelur Kodin Uniform të Drejtësisë së Ushtrisë.

Gabbard i tha Trumpit se kishte tradhëtuar amerikanët duke e kthyer “Amerikën në një kur*ë të Arabisë Saudite”.

Po ashtu ajo i tha: ‘Ne nuk jemi prostitutat e tua dhe ti nuk je tutori ynë”.

Gabbard ishte e pakënaqur me një deklaratë të Trump, i cili tha se do të priste vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, duke ia lënë atyre në dorë të provonin përfshirjen e Iranit në sulmet ndaj anijeve naftëmbajtëse dhe më pas do vepronte vetë. Gabbard shpeshherë e ka akuzuar Trump se po punon për interesat e Arabisë Saudite.

Por në këtë rast, Gabbard ka gabuar pasi si zyrtare e ushtrisë amerikane, ajo duhet ta dijë shumë mirë se neni 88 i Kodit të Ushtrisë, i ndalon rreptësisht oficerët me dhe pa uniformë, të përdorin fjalë përçmuese kundër presidentit.

Dhe shumë përdorues të Twitter-it nuk ngurruan t’ja kujtojnë këtë kandidates demokrate.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *