Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Hetimor për Metën shtyn afatin, pritet raporti i Venecias


Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta ka kërkuar zgjatje të afatit të punimeve të tij.

Njoftimi është bërë nga Kuvendi, sipas të cilit afati që duhet të përfundonte në datën 8 tetor është shtyrë për më vonë.

Shkak për këtë është bërë raporti që Komisioni i Venecias do sjellë në Kuvend për Metën në datën 12 tetor.

Ditën e djeshme, kreu i shtetit i nisi Komisionit të Venecias një raport me 55 faqe, ku shpjegon arsyet ligjore që e kishin shtyrë të ndryshojë datën e zgjedhjeve nga 30 qershor në 13 tetor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *