Vendosni fjalën kyçe....

Lagarde votohet nga Parlamenti Evropian në krye të Bankës Qendrore Evropiane


Christine Lagarde, e cila ishte në mungesë të votave, fitoi mbështetjen e 394 eurodeputetëve, ndërsa 206 votuan kundër dhe 49 të tjerë abstenuan.

Ndërkohë që Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër Lagardes, vendimi përfundimtar për emërimin e saj varet nga liderët e BE-së në samitin e tetorit.

Lagarde ka qenë ish-ministre franceze e ekonomisë si dhe kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar për tetë vitet e fundit.

Lagarde pritet që të ndjekë kursin e caktuar më parë pas përfundimit të mandatit nga ana presidentin të Bankës Evropiane, Mario Draghii.

Draghi kishte nënvizuar tre sfida me të cilat përballet Banka Qendrore Evropiane dhe qëllimin e saj për stabilitetin e çmimeve: një ekonomi e ngadalësuar e eurozonës, mbrojtjen e tregtisë nga  Brexit, si dhe parashikimet ekonomike degraduese të bankës.

Draghi do të lërë postin e tij pasrdhëses së tij Lagardes, pas mbajtjes së një takimi të fundit të politikës monetare në samitin e tetorit.

Monedha e përbashkët e Euros po përdoret aktualisht në 19 vende nga 28 vende gjithsej  që janë anëtare të Bashkimit Evropian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *