Pas gëzimit për fillimin e vitit të ri shkollor për fëmijët, presidenti i vendit Ilir Meta e ka çuar vëmendjen në largimin e një pjese të mirë të shqiptarëve nga vendi.
Meta thotë se ka ardhur koha t’i jepet fund antagonizmit politik, duke përcjellë kështu edhe një mesazh për palët në politikë.
“Të dashur miq,
Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit.
Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.
Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.
Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.
Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!”, shkruan presidenti.