Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Në 22 nëntor do bëj publike nismën për ndryshme kushtetuese


Kreu i Shtetit Ilir Meta në një intervistë për emisionin Tempora në Ora News deklaroi se në 22 nëntor do shpalosë një nismë kushtetuese.

“Më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar dhe kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë”-deklaroi Meta.

I pyetur nëse kjo nismë do jetë si Presidenti i Republikës apo do t’i kthehet betejës politike, Meta flet për një aksion që do të përfshijë të gjithë ato personalitete të së drejtës, të të drejtave të njeriut.

Sipas Metës nisma do jetë për ndryshime themelore në respekt të së drejtës dhe do jetë e mirëmenduar dhe e formuluar me kujdes.

“Kjo është një nismë si President i Republikës, që e ka detyrim të kujdeset për të drejtat themelore të qytetarëve shqiptare, të mos pajtohet me asnjë institucion që i cenon ato. Gjithashtu të mos të pajtohet me gjithë institucionet që e kanë për të detyrë për t’i mbrojtur dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë. Dhe do të jetë një nismë, ku shumë surpriza të tjera do të shpalosen në kohën e duhur, pasi fokusi im tani është 18 tetori, për momentin nuk është 22 nëntori.

Por pas 18 tetorit fokusi do të jetë 22 nëntori dhe ky do të jetë një aksion i vazhdueshëm që, nuk ka lidhje me partitë dhe forcat politike. Por që do të përfshijë gjithë ato personalitete të së drejtës, të të drejtave të njeriut që besojnë në demokraci, në rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka respektimi i të drejtave të njeriut në këtë vend, të institucioneve të pavarura dhe që nuk konformohen dhe nuk pranojnë këtë situatë mjaft kritike në të cilën ndodhen sot të drejtat e njeriut në vendin tonë”-plotësoi më tej Kreu i Shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *