Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Strasburg, takim me strukturën për vëzhgimin e zgjedhjeve në Këshillin e Europës


Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka mbërritur në Strasburg, ku do të zhvillojë një takim me drejtuesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore.

Kongresi i Autoriteteve Vendore, një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve

Kongresi është një strukturë e pavarur e Këshillit të Europës, dedikuar demokracisë vendore.

Ky institucion anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 qershorin.

Kongresi i Autoriteteve Vendore është zëri i rajoneve dhe bashkive në Këshillin e Europës

Kongresi i Autoriteteve Vendore këshillon Komitetin e Ministrave dhe Asamblenë Parlamentare të KiE për të gjitha aspektet e politikës lokale dhe rajonale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *