Vendosni fjalën kyçe....

“Në sajë të dhuntisë së Tij u bëtë vëllezër” – Putin citon Kuranin e kërkon fundin e luftës në Jemen


Presidenti rus Vladimir Putin habiti jo pak në Turqi duke cituar verse nga libri i shenjtë, Kurani, për të kërkuar përfundimin e luftës në Jemen që po zhvillohet atje për vite me rradhë mes forcave që mbështeten nga SHBA e Arabia Saudite dhe rebelëve Houthi që mbështeten nga Irani.

Duke folur në Ankara të hënën së bashku me presidentin e Turqisë, Erdogan dhe presidentin e Iranit, Hassan Rouhani, Putin prezantoi një pjesë të veçantë nga libri i shenjtë mysliman, të shkëputur nga Surja Al-Imran.

“Dhe kujtoni mirësinë e All-llahut mbi ju – kur ishit armiq dhe Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe u bëtë, në sajë të dhuntisë së tij, vëllezër,” citoi presidenti rus.

Putini gjithashtu iu referua një tjetër mësimi kuranor, rreth asaj se si dhuna është e ligjshme vetëm në vetëmbrojtje, për të sugjeruar me gjysmë shaka qseë Arabia Saudite duhet të blejë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, siç e kanë bërë tashmë Irani dhe Turqia.

Referencat e presidentit rus për tekstin e shenjtë nga Kurani, u miratuan si nga Erdogan ashtu edhe nga Rouhani, të cilët janë muslimanë suni dhe shiitë, përkatësisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *