Kryeministri izraelit, Netanyahu, ua ka bërë thirrje zgjedhësve që të dalin masivisht në votime, në mënyrë që e majta të mos marrë qeverinë.
Në argumentet e tij përmbyllëse për votuesit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të së martës, Benjamin Netanyahu u tha izraelitëve se është më e rëndësishme të shkojnë në votime sesa të argëtohen në dhomën e gjumit.
Dita e Zgjedhjeve është një festë kombëtare në Izrael, kështu që njerëzit nuk duhet të punojnë. Llogaria zyrtare e kryeministrit në “Instagram” shpërndau një video të hënën duke treguar njerëzit që shkojnë në plazh, duke bërë pazar, duke lexuar dhe duke shfletuar në internet – me fjalë të tjera, duke bërë gjithçka tjetër përveç votimit.
Në një moment të reklamës, dy palë këmbë të zhveshura shfaqen pranë njëri-tjetrit në shtrat dhe një person përkëdhel tjetrën, duke menduar se të dy kishin bërë diçka nën çarçafë.
Reklama pretendonte se “e majta po përgatitet të marrë pushtetin” dhe u bëri thirrje votuesve që “të sillnin familjen dhe miqtë” për të hedhur votën e tyre për të djathtën.
Sondazhet e fundit tre ditë përpara votimit tregojnë se Netanyahu dhe rivali i tij kryesor, ish-shefi i ushtrisë, Benny Gantz, janë kokë më kokë me partinë e Netanyahut “Likud”, që ka një epërsi të vogël.
Kjo do të thotë se kushdo që fiton zgjedhjet, ka të ngjarë të bëjë marrëveshje me partitë më të vogla për të siguruar një shumicë në parlament.