Vendosni fjalën kyçe....

Rama i jep medalje presidentit të KE-së, Donald Tusk


Kryeministri Rama i ka akorduar medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes” presidentit te Këshillit të Europës, Tusk.

Ky i fundit ishte ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me kryeministrin Zaev, ndërsa para pak çastesh ka përfunduar takimin edhe me kryeminstrin Rama.

Në fjalën e tij, Tusk tha se medalja më e madhe për të do ishte çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Të njëjtën deklaratë bëri Tusk edhe në Shkup ku theksoi se dy vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë përmbushur kushtet për çeljen e negociatave.

“Jam shumë krenar që e marrë këtë medalje. Ju më thatë se e meritoj këtë medalje, por medalja ime më e madhe do të ishte çelja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.” – tha ai.

Tusk theksoi se pa integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE-, kontinenti nuk mund të jetë i qëndrueshëm.

“Sot një vit më pas në saj të përpjekjeve tuaja jeni afruar me BE-në. Askush nuk duhet të këtë dyshimin më të vogël as këtu dhe as në BE. Unë kam qenë gjithmonë i mendimit, që BE duhet të çelë negociatat, si me Shqipërinë, ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandimet e Komisionit. Nuk do të këtë Europë stabël pa integrimin e Ballkanit në BE. Këtu flitet për sigurinë tonë të përbashkët dhe askush këtu nuk po i bën askujt ndonjë nder.” – tha ndër të tjera Tusk gjatë fjalës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *