Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika mes të rinjve në Dibër, humb jetën 29-vjeçari


Një 29-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri mes një grupi të rinjsh sot në Dibër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Sllatinë, në ambjentet e një lokali. Policia dyshon se shtetasi me inicialet Q.P, 24 vjeç,  ka plagosur me thikë shtetasin  tjetër me inicialet M. H, 24 vjeç.

Ky i fundit,  në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin me inicialet D. P, 29 vjeç,  i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Detajet e Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.

Kapen dhe arrestohen në kohë rekord tre shtetas, ndër to dy vëllezër, autorë të dyshuar të ngjarjes.

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :
Q.P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *