Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të vidhnin hekurudhën, arrestohen dy të rinj në Fushë-Krujë


 

Dy persona janë arrestuar në fshatin Bubq të Fushë-Krujës, pas dyshimeve se kanë tentuar të vjedhin pjesët metalike të hekurudhës.

Dy të rinjtë janë denoncuar nga punonjësit e hekurudhës dhe më pas policia është vënë në ndjekje të tyre. Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur, ndërsa thuhet se linja hekurudhore që ra pre e grabitjes i përket linjës Budull-Fabrikë e çimentos.

Kjo linjë hekurudhore është bërë pre e vjedhjeve masive në gjithë perimetrin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *