Vendosni fjalën kyçe....

Zhytësi britanik e hodhi në gjyq, Elon Musk: Nuk e quajta pedofil


Drejtori i Përgjithshëm i Tesla-s, Elon Musk ka mohuar se e ka quajtur pedofil një zhytës britanik në “Twitter”.

Zhytësi 64-vjeçar Vern Unsworth, i cili ndihmoi në shpëtimin e 12 djemve tajlandezë nga një shpellë nënujore vitin e kaluar, e ka paditur Musk për shpifje.

Kjo sepse ky i fundit e kishte quajtur “djalë pedo” në rrjetet sociale.

Sherri nisi pasi Unsworth foli për Musk në një intervistë për CNN, ku u shpreh se nëndetësja e Musk dërguar në Tajlandë për të ndihmuar në shpëtimin e djemve nuk do të funksiononte dhe ishte thjesht një marifet për publicitet.

Më pas ai tha: “Musk ta fusë nëndetësen e tij atje ku i dhemb më shumë”.

I zemëruar, Musk u përgjigj në Twitter duke e quajtur atë “djalë pedo”. Por rrjeti gëloi nga kritikat dhe më vonë ai i fshiu postimet dhe kërkoi falje.

Por Unsworth ngriti një padi për shpifje kundër Musk në Los Angeles.

Në dokumentet gjyqësore, avokatët e Musk argumentuan se në Afrikën e Jugut, ku ai u rrit, shkurtimi “pedo” zakonisht përdoret për t’iu referuar një “plaku rrënqethës”.

Në dosjet gjyqësore Musk citohet të ketë thënë: “Pedo është sinonim me ‘plak rrënqethës” dhe përdoret për të fyer për pamjen dhe sjelljen e një personi, dhe nuk përdoret për të akuzuar një person për pedofili. “

Musk shtoi në dosjet e tij të gjykatës se ndihmësi i tij punësoi një hetues privat i cili “raportoi se z. Unsworth kishte lidhje me evropianë që merren me sjellje seksuale jo të rregullt në Tajlandë”.

Por Unsworth, i cili jeton pjesërisht në Tajlandë me partneren e tij, i ka mohuar të gjitha akuzat për keqbërje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *