Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje aleatët e partive opozitare në selinë blu.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i saj Petrit Vasili kanë mbërritur në selinë blu, së bashku me Fatmir Mediun kreun e PR-së, Agron Duka kreu i PAA-së dhe Nard Ndoka apo edhe Shpëtim Idrizi.
Takimi zhvillohet në vazhdën e zhvillimeve politike dhe agjendës që do mbajë opozita e bashkuar për aksionin e saj.