Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëshortja e Lorik Canës zbulon gjininë e fëmijës


Vetëm përpara pak ditësh, bashkëshortja e Lorik Canës zbuloi se është sërish në pritje të ëmbël përmes një fotoje në rrjetet sociale, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Ish-kapiteni i kombëtares dhe Monica shfaqen përpara pasqyrës, teksa futbollisti i kishte rrethuar partneres barkun me të dyja duart.

Por Monica ka zbuluar tani dhe gjininë e foshnjës. Çifti ka një djalë i quajtur Bojken, dhe tani mesa duket do bëhen dhe me vajzë.

Bashkëshortja e futbollistit e dha lajmin përmes “Instagramit”, ku postoi një foto të Lorikut me një lot në sy dhe poshtë jepen një palë këpucë balerinash në ngjyrë rozë.

“It`s a girl” është mbishkrimi që shoqëron foton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *