Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Rama dhe Veliaj po shantazhojnë universitetin për të marrë territorin e Kopshtit Botanik


Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat denoncoi kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës të territorit të Kopshtit Botanik.

Rama dhe Veliaj po kërkojnë të shantazhojnë dhe të kërkojnë VKM 510 që grabit kopshtin botanik që ia heq pronën universitetit dhe t’ia kalojë bashkisë”-deklaroi Boçi.

Boçi shtoi më tej se me VKM e mazhorancës është shkelur autonomia universitare pasi është shpërfillur vendimi i deklanatit të fakultetit që ka në administrim pronën.

Kjo grabitje kriminale nuk është e vetmja e kësaj qeverisje. Vendimi antikushtetues e antiligjior, bie ndesh edhe me ligjin e mbprapshtë të arsimit. Ky vendim ka shpërfillur tërësisht vendimin e dekanatit të këtij fakulteti ka rrëzuar autonominë universitare. Ky vendim është një grabitje e bërë në mes ditës.

Prandaj në mbledhjen e nesërme ne jemi besim plotë që senati do ta hedhe poshtë këtë vkm sepse i shërben edhe komunitetit dhe kam bindjen se do jetë në favor të rrëzimit të vkm-së. Do ishin para përgjegjësisë morale dhe ligjore akademikët që do e votonin dhe nqs miratohet për shkak të presionit do ketë përgjegjësi edhe administratori, po ashtu edhe bordi i administrimit për mbrojtjen e pronës e resurseve të universitetit. Çdo rreshtim tjetër i akademikëve do i rreshtonte ata pranë dyshes Rama Veliaj”, tha Boçi më tej.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *