Vendosni fjalën kyçe....

E rrallë në Indi, kirurgët i heqin bririn e çuditshëm 10 cm që i kishte mbirë mbi kokë


Kirurgët i kanë atë që e kanë quajtur “briri i djallit” prej 10 centimetrash një fermeri 74-vjeçar indian, i cili i kishte kërkuar një berberi lokal dhe vëllai i tij që t’ia shkurtonin rritjen për vite me radhë.

Shyam Lal Yadav, nga fshati Rahli në Madhya Pradesh, pësoi një dëmtim të kokës në vitin 2014, pas së cilës i mbeti një gungë në majë të kokës, e cila u rrit në mënyrë të qëndrueshme gjatë pesë viteve të ardhshme në një gjatësi prej afro 10 centimetrash.

Briri i rrallë i lëkurës bëhej nga keratina, një substancë që gjendej në thonjtë e këmbëve dhe flokët e njeriut, të cilat mund të jenë të tepërta te të moshuarit.

“Fillimisht, ai e injoroi atë pasi nuk shkaktoi ndonjë shqetësim. Gjithashtu edhe berberi lokal ia shkurtoi herë pas here.” tha kirurgu, Vishal Gajbhiye.

Gajbhiye kreu operacionin në spitalin e Sagar, pasi një skanim përcaktoi se ishte e sigurt për ta bërë këtë.

“Briri është i përbërë nga keratina e zakonisht mund të hiqet me një brisk steril. Sidoqoftë ai nuk e shëron plotësisht problemin.” – shtoi ai.

Një biopsi konfirmoi se rritja në vetvete ishte e padëmshme, por Yadav mund të ketë ende nevojë të bëjë operacione të mëtejshme ose terapi rrezatimi apo dhe kimioterapi në varësi të rezultateve të ardhshme të testit.

Shkaku themelor i bririt është kryesisht i panjohur, por dyshohet se ekspozimi ndaj rrezatimit ose rrezet e diellit mund të ketë shkaktuar rritje të përshpejtuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *