Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i Metës sqaron portalet për vizitën në Strasburg: Përsheshngrënës, presidenti s’ka pse lobon


Pas lajmeve që kanë qarkulluar lidhur me vizitën e presidentit të vendit Ilir Meta në Strasburg, ka reaguar këshilltari i tij Tedi Blushi.

Ky i fundit shprehet se Meta ndodhet për një vizitë pune dhe se nuk ka nevojë të lobojë, por ka detyrë ligjore të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

“I njoftojmë përsheshngrënësit e portaleve në të zezë të dezinformojnë më me dinjitet. Presidenti Meta është për vizite pune në Strasburg dhe i shoqëruar në çdo takim nga përfaqësuesit diplomatikë të shtetit shqiptar pranë Këshillit të Europës.
I sqarojmë përsheshngrënësit se Presidenti Meta do ta vizitojë më shpesh Strasburgun, kryeqytetin e të drejtave të njeriut, pasi vetëm respektimi i tyre çliron të ardhmen europiane të vendit nga pengmarrja e oligarkisë nga e cila këta mashtrues ordinerë paguhen.
I sqarojmë gjithashtu se Presidenti Meta nuk ka nevojë të lobojë, as në të bardhë, e as në të zezë.
Presidenti Meta do t’i mbrojë të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, në Strasburg, në Bruksel, në Nju Jork dhe kudo në botë, hapur e në mënyrë parimore.
Shqipëria si vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe si vend që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, ka detyrim ligjor të mbrojë të drejtat e qytetarëve të saj, siç sanksionojnë të gjitha dokumentat e konventat që janë në fuqi.”, shkruan Tedi Blushi.

Ky reagim i Blushit vjen pas lajmit që ka qarkulluar në disa portale pranë qeverisë, se Meta ka udhëtuar drejt Strasburgut për të lobuar për vendimin e Komisionit të Venecias për 30 qershorin dhe po e mban sekret këtë vizitë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *