Vendosni fjalën kyçe....

Kriza politike, OSBE thërret tryezë të përbashkët me të gjitha partitë më 25 shtator


OSBE ka thërritur një tryezë të përbashkët me të gjitha partitë politike në Shqipëri, në një kohë kur vendi është përfshirë nga kriza politike.

Tryeza është parashikuar që të mbahet në datën 25 Shtator, dhe të ftuar janë parti parlamentare dhe jashtëparlamentare.

Por nuk dihet nëse PD, LSI dhe partitë aleate  do ta pranojnë këtë ftesë. Kujtojmë se dje, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se zgjidhja e krizës duhet të gjendet nga brenda, dhe se ndërkombëtarët janë të mirëpritur për të dhënë ndihmën e tyre, por jo të shërbejnë si negociues.

Por ftesa e fundit duket si një përpjekje për të ulur në tryezë palët politike. Në fakt tema që bashkon këtë tryezë të thirrur nga OSBE është Reforma zgjedhore, një nga kërkesat e vazhdueshme të ndërkombëtarëve në vendin tonë dhe që kërkon angazhimin e të gjitha forcave politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *