Nuk është gjë e re se të parkosh makinën në Tiranë, mbetet një problem.
Në zona e lagje të ndryshme mezi gjen një hapësirë boshe për të parkuar dhe pjesa më e madhe e drejtuesve të automjeteve parkojnë në parkingje private.
Por deputeti Lefter Maliqi, siç duket e ka gjetur një mënyrë si ta parkojë mjetin e tij. Në një fotografi të publikuar nga “JOQ”, një automjeti tip “Benz S” shfaqet i parkuar mbi trotuar dhe për më tepër kundravajtje. Madje mbi xhamin e përparmë ka një tabelë polici.
Sipas portalit, ky është automjeti i Lefter Maliqit.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e JOQ