Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ka deklaruar se në mandatin e parë qeverisës të kësaj force politike, do të rrisë rrogën minimale për punëmarrësit për ta çuar atë në nivelin e 400 eurove.
“Deklaroi këtu se PD ka vendosur për të kaluar gjatë 6 muajve të parë të mandatit të saj qeverisës, masën e rrogës minimale në nivelin e 300 eurove për ta shtuar më pas në fund të mandatit në nivelin rreth 400 euro për të gjithë punëmarrësit shqiptarë.”, premtoi Basha.
Kreu i PD-së shprehu shqetësimin e tij lidhur me aksidentet në punë dhe mosmarrjen e masave për të garantuar sigurinë e punëmarrësve.
“Vetëm në 6 muajt e fundit, media ka raportuar 25 familjarë që kanë humbur jetën në vende pune. e kanë rportuar mediat, jo punëdhënësit që e kanë për detyrë, madje edhe autoritetet e kanë marrë vesh nga mediat.”, tha Basha.
Kryedemokrati u zotua t’i japë fund koncensioneve korruptive dhe shtoi se “çdo qindarkë që shkon për oligarkët dhe pushtetarët, do ta çojë për rritjen e pagave, pensioneve dhe për të investuar për të ardhmen e fëmijëve.”/Hashtag.al