Vendosni fjalën kyçe....

Makina aksidenton çiklistin, 16-vjeçari humb jetën


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Kamëz-Rinas, ku një makinë ka përplasur një adoleshent i cili po drejtonte një biçikletë.

Drejtuesi i mjetit, banues në Kamëz  është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin  shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje.

Materialet  i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *