U luajtën ditën e sotme, takimet e para në grupin B, të vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë.
Në këtë grup, Kukësi luajti në transfertë përballë Shkumbimit, ku fitoi pastër me shifrat 1-3. Duro aktivizoi shumë lojtarë nga formacioni titullar, ndërkohë që golat për kuksianët u shënuan nga Maliqi, Kamara dhe Daku me penallti, ndërkohë që 11-metërshi i Koreshit ishte shumë pak për peqinasit.
Skënderbeu fitoi me shifrat 1-4 përballë Devollit. Dita zhbllokoi shifrat për korçarët në fundin e pjesës së parë me, ndërkohë që Vitija dyfishoi në minutën e 79-të.
Vetëm pak sekonda më pas, ishte Tako që ngushtoi për Devollin. Gjithsesi, goli i Pollozhanit pak sekonda para mbylljes së takimit, solli të tretin. Ndërkohë, erdhi edhe goli i katërt në minutat shtesë, nga Muja.
Elbasani dhe Laçi e mbyllën pagola takimin mes tyre, ndërkohë që Bylisi fitoi pastër 0-4 ndaj Pogradecit. Luftëtari fitoi në transfertë minimalisht 0-1 ndaj Turbinës, e gjirokastritët iu falën një penalltie të realizuar nga Fili.
Lushnja fitoi 2-1 përballë Orikut, me përmbysje. Dopieta e Allkanjarit përmbysi golin e Dhramit për miqtë. Kamza, ende pa ekip, nuk u paraqit në takimin përballë Apolonisë, dhe fierakët presin t’u akordohet fitorja 3-0 në tavolinë.