Tre persona humbën jetën në Venecia, Itali pasi një skaf i shpejtë u përplas me një pengesë artificiale në përpjekje për të thyer një rekord në det të hapur.
Sipas Giampaolo Montavoci, presidenti i Komisionit Kombëtar për garat në det të hapur, kampioni italian Fabio Buzzi dhe dy garues britanikë vdiqën, ndërsa një tjetër garues italian mbijetoi nga përplasja.
Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje kur skafi, në gjendje të arrijë një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, u përpoq të thyejë rekordin. Skafi ishte gati të arrinte në vijën e përfundimit të garës, kur u përplas me një pengesë të ndërtuar për të mbrojtur qytetin nga përmbytja.
Incidentet që përfshijnë anije nuk janë një rast i rrallë në qytetin e Venecias. Në korrik, një anije 300 metra e gjatë për pak sa nuk goditi një jaht, teksa po dilte nga qyteti në kushte stuhie.
Një muaj më parë, një incident tjetër ndodhi kur një anije gjigante u përplas në port dock dhe goditi një varkë të vogël turistike, duke plagosur katër persona.