Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria i kërkon shenjat e gishtave Mark Babanit


Pas akuzave të vazhdueshme nga Partia demokratike, Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme i ka kërkuar kreut të Bashkisë Vau Dejës dorëzimin e shenjave të gishtave.

Kërkesa i është nisur Babanit me postë, njëlloj si kryebashkiakut socialiste të Vorës, Agim Kajmakut.

Babanit i kërkohet që shenjat e gishtave t’i dorëzojë në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë, e cila më pas i dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Para dy ditësh, Partia Demokratike publikoi dokumente të tjera që stregonin se drejtuesi i bashkisë së Vaut të Dejës, ishte dënuar në Itali për vjedhje makinash.

Sipas dokumentit të publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, Babani është ndaluar në Itali më 4 prill 1994 në zonën e Siçilisë me emrin e rremë, Marq Babaj.

Bardhi theksoi se Babani, ashtu si Valdrin Pjetri e Agim Kajmaku duhet të ishin në burg për falsifikim dokumentesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *