Vendosni fjalën kyçe....

Protokolli i Montrealit, 32 vite të sukseshme, sfida e re e ngohjes globale


Në prag të Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, i cili do të mbahet në New York, javën që vjen,  vlen të nënvizohet se Protokolli i Montrealit mbi substancat të cilat hollojnë shtesën e ozonit, firmosur në 16 shtator të vitit 1987, shërben si një shëmbull, që bashkëpunimi ndërkombëtar për adresimin e problematikave globale, është i mundur si dhe është instrumenti nëpërmjet të cilit të mund të adresohen sfidat e ndryshimeve klimaterike.

Në këtë 32 vjetor të nënshkrimit të Protokollit të Montreali, vlen të përmendet se masat  kontrolluese të përcakturara në këtë akt kanë sjellë eliminimin  në masën 99 % e lëndëve të cilat dëmtojnë shtesën e ozonin, duke sjellë një rekuperim të saj, me ritmet nga 1% deri në 3% për dekadë, me rezultatin e pritshëm që deri në vitin 2060, të jetë rikthyer në vlerat e viteve 1980.  

Tema për Ditën Botërore të Ozonit 2019, nënvizon jetëgjatësinë e një bashkëpunimi ndërkombëtar, me mbi tre dekada, dhe aktualisht më i suksesshmi. Ky zotim për të mbrojtur shtresën e ozonit , shërben edhe si një kujtesë për vazhdimësinë e punës për një planet të shëndetshëm.

Në mungesë të kësaj marrëveshjeve për mbrojtjen e ambientit dhe parashikimieve të saj, shtesa ozonit të stratosferës nuk do të kishte përmbushur funksionon e saj thelbësor, mbrojtjen e tokës nga rrezet e dëmshme ultraviolet, dhe si rrjedhojë do të përkthehej në një rritje të sasisë së këtyre rrezeve, rrezatim i cili do të kishte efekte direkte në sistemin imunitar dhe kompromentimin e tij si dhe rritje të incidencës për sëmundjet e kancerit të lëkurës si dhe kataraktit të syve.

Sfida e rradhës më të cilën do të përballet komuniteti i shteteve Palë të Protokollit të Montrealit, është reduktimi në masën 80% deri në vitin 2040, i konsumit dhe prodhimit të Hidrofluorokarboneve,  të cilat janë gaze me potencial të lartë në ngrohjen globle, dhe si rrjedhojë shkaktarët primar të ndryshimeve klimaterike, duke përcaktuar masa kontrolluese jo vetëm për emetimet por për  sasinë e lejuar për përdorim.

Përcaktimet e Amendamendamint të Kigalit, i firmosur në Mbledhjen e 28- të,  të Palëve të Protokollit te Montrealit (MOP28),  zhvilluar në 15 tetor 2016 në Kigali Ruandë, është vijimi i qasjes dhe zotimit ndërkombëtar për të frenuar ndyshimet klimatike.

Zbatimi i këtij amendamenti pritet të parandalojë ngrohjen globale deri në 0.5 ° Celsius deri në fund të shekullit, duke dhënë kështu një kontribut pozitiv në arritjen e objektivave të marrëveshjes së Parisit.

Republika e Shqipërisë, është vëndi  parë në rajon i cili ka ratifikuar Amendamentin e Kigalit, nëpërmjet Ligjit nr. 91/2018 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Amendamentin e Kigalit të Protokollit të Montrealit “për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”, dhe rrjedhimisht është bërë pjesë kalendareve për eliminin gradual të gazeve të Flurinuara sipas përcaktimeve të Amendamentin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *