Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari “i futet punës me kokë” për sistemin e ri zgjedhor


Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, që mban edhe postin e kryetares së Komisionit të Integrimit, “i është futur punës me kokë” në kërkim të një sistemi të ri zgjedhor.

Katër ditët e fundit, Hajdari, në cilësinë dhe rëndësinë e pozicionit që mban në parlament, ka zhvilluar takime me zyrtarë të rëndësishëm europianë në Tiranë, si me ambasadorin e ri gjerman, Zingraf, me atë të BE-së, Soreca si dhe kryetaren e AIDSSH-së, Sula. Në këto takime, siç i përshkruan Hajdari ato në fotografitë e postuara në rrjetin social “Instagram”, është diskutuar nevoja e një sistemi të ri zgjedhor.

Hajdari ka theksuar edhe herë të tjera, madje shpesh, nevojën e një sistemi të dhe për këtë i ka bërë thirrje edhe opozitës jashtë parlamentit që kryesohet nga Basha e Kryemadhi që të marrin pjesë në tryezat që do organizohen për këtë qëllim.

Me Bashën e Kryemadhin jashtë Kuvendit dhe në cilësinë e kryetares së grupit parlamentar demokrat në Kuvend, Hajdari po mban mbi supe barrën e rëndë që të jetë pjesë e ndryshimeve të rëndësishme në reformën për sistemin e ri zgjedhor në vend.

/Hashtag.al

“Me Ambasadorin Gjerman, z. Peter Zingraf, duke folur për Reformën Zgjedhore dhe nevojën për një sistem të ri”.

“Kënaqësi që u takova me Ambasadorin Soreca, ku diskutuam rëndësinë dhe nevojën për Reformën Zgjedhore.”

“Politikat e mira duhet të kalojnë nëpërmjet filtrit të pastrimit të figurave publike. U njoha nga afër me propozimet e drejtoreshës së AIDSSH-së Zj. Gentiana Sula, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor mbi verifikimin paraprak të kandidaturave në fushata zgjedhore për deputetë ose Kryetar Bashkie, duke synuar transparencë, besueshmëri dhe kandidatë me figurë të pastër morale dhe ligjore, në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *