Vendosni fjalën kyçe....

Shumë punë për Endri Fugën, këshilltari i kryeministrit rrit mjekrën (FOTO)

Endri Fuga, këshilltari i kryeministrit Edi Rama për mediat ka rritur mjekrën. Në fakt, Fuga gjithmonë ka patur pak mjekër, por duket se muajit e fundit nuk e ka marrë fare mundimin për ta shkurtuar por e ka lënë të zgjatet më shumë se zakonisht siç shikohet në foton e mëposhtme.

Endri Fuga, shtator 2019

Ky ndryshim u vu re dje gjatë vizitës së presidentit të KE-së, Donald Tusk në Tiranë.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një zgjedhje e Fugës, apo situata e tensionuar politike i ka krijuar atij aq shumë punë saqë s’ka patur kohë të mendojë për mjekrën dhe e ka lënë veten pas dore.

Në fakt që në qershor, në një foto të publikuar nga Agim Rama, shihej ky ndryshim tek këshilltari i kryeministrit.

Endri Fuga, qershor 2019

Zgjedhjet pa alternativë të mbajtura në 30 qershor, situata e tensionuar politike dhe pritja për përgjigjen e Komisionit Europian për hapjen e negociatave, në fakt i kanë shtuar shumë punë Fugës për të mirëmbajtur imazhin e kryeministrit, saqë nuk do ishte çudi nëse nuk e ka gjetur kohën për t’u marrë pak edhe me veten.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *