Vendosni fjalën kyçe....

Sinjali që na dha presidenti i KE-së se jemi mbrapa Maqedonisë për negociatat


Ditën e djeshme, Presidenti i Këshilit të Europës Donald Tusk vizitoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por përmes mesazheve që dha në të dyja vendet, la të kuptohej se vendi ynë ishte shumë më mbrapa përsa i përket procesit të hapjes së negociatave të anëtarësimit të BE.

Pasi takoi kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, Tusk  shkroi në “Twitter: “Shkupi është vendi më i mirë i mundshëm ku do të dëshiroja t’u bëj thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian: Tani ju bëni pjesën tuaj. Sepse Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë pjesën e saj”.

Mesazhi i tij është i prerë dhe i qartë: Maqedonia i ka bërë detyrat!

Tani mbetet vetëm që kryetarët e shteteve të BE-së të marrin përgjegjësi dhe të mbajnë premtimin.

Ndërkohë në rastin e Shqipërisë, gjuha e përdorur nga Tusk është krejtësisht e ndryshme. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Tusk nuk i bëri thirrje liderëve të BE-së të kryejnë detyrën dhe të hapin negociatat siç veproi në rastin e Maqedonisë.

Ai thjesht përdori formulën që kemi dëgjuar për vite me radhe, se hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës.

”Sepse Evropa nuk do të jetë e qendrueshme dhe e sigurtë pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Tusk.

Këto mesazhe janë mjaft të qarta për të kuptuar se ku është Shqipëria dhe ku është Maqedonia e Veriut me negociatat, 1 muaj para vendimit të KE-së që jepen më 18 tetor./Hashtag.al

POSTIMET E TUSK:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *