Një tentativë grabitje me dhunë ka ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme.
Një hajdut ka hyrë për të kryer grabitje në një dyqan në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Hajduti është gjendur në kundërshtimin e shitëses dhe e ka qëlluar me çekiç.
Sipas policisë, ka mbetur e plagosur shitësja, e cila është nisur për në spital.
Policia është vënë në ndjekje të hajdutit.