Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun Veliaj dhe ministren e Arsimit, Shahini, lidhur me keqpërdorimin e imazhin të fëmijëve pa miratimin e prindërve dhe në shkelje të ligjit.
E gjitha ka të bëjë me fotografitë e botuara nga kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale, lidhur me një letër që ai u ka çuar fëmijëve të shkollave fillore e atyre 9-vjeçare.
Sipas zëdhënëse se PD-së, Zhupa, shkolla sipas ligjit është institucion i depolitizuar dhe fëmijët po keqpërdoren në funksion të imazhit të kryebashkiakut Veliaj.
Ajo thekson se ky manipulim propagandistik po indoktrinon politikisht fëmijët që nuk janë ende të paformuar për të gjykuar politikisht.
“Shkelje flagrante e ligjit, ku shkolla percaktohet si nje institucion i depolitizuar! Keq perdorimi i imazhit te femijeve pa konsensusit e prinderve per motive politike dhe per perfitime personale te Veliajt! Manipulim propagandistik i femijeve, ende te paformuar per te gjykuar politikisht, duke i indoktrinuar me mesazhe te shpendara nga mesuesit e tyre, qe per ta jane figura edukative. (mesuesja edhe pozon ne foto me letren e Veliajt). Letra e Veliajt qe mban ne dore mesuesja dhe qe ju eshte dhene ne cdo shkolle te Tiranes femijeve permban propagande politike ku liston sukseset imagjinare te Veliajt, Piramida e re, maratona e Tiranes etj. Te cosh femijet ne shkolle dhe te mesojne per “arritjet” e Veliajt, kjo eshte cmenduri! Arritjet e partise dhe shokut Enver mesoheshin me zell ne shkollat shqiptare gjate komunizmit. Te degradosh ne kete pike ne vitin 2019, eshte dite e zeze per edukimin dhe per demokracine.” – shkruan Zhupa.