Vendosni fjalën kyçe....

Avokati Haxhia tregon pse po vonohet vendimi i gjykatës për Saimir Tahirin


Avokati i ish-ministrit të brendshëm Maks Haxhia ka deklaruar se vendimi për Saimir Tahirin po vonohet nga trupa e gjykatësve sepse do shpallet i plotë.

Në një intervistë për emisionin “Open”, Haxhia tha se me shumë gjasa vendimi i treshes së gjykatësve të Krimeve të Rënda do të jetë i plotë dhe përfundimtar, dhe jo veç dispozitivi, siç ishte menduar më parë.

Haxhia vlerësoi edhe praninë e përfaqësueve nga Ambasada e SHBA dhe ndërkombëtarë të tjerë në seancën e sotme.

Jo, menduam se brenda orës 6 do të kishte përfunduar shpallja e vendimit, sepse menduam që do të kishte përfunduar vetëm dispozitivi. Trupi gjykues do ta shpallë vendimin të plotë dhe përfundimtar.

E them me gjithë bindje që Gjykata nuk ka zgjidhje tjetër veç se të japë vendim pafajësie. Për mua pjesëmarrja e përfaqësueve të Ambasadës së SHBA është një garanci që i bëjnë këtij procesi dhe aq më mirë që janë në sallë. Ata e kanë krijuar bindjen e tyre që akuza e ngritur nuk solli asnjë provë të re”- u shpreh Maks Haxhia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *