Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për vendimin ndaj Tahirit: Mafia e drogës nuk e dënon veten


Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit nga gjykata për Saimir Tahirin duke theksuar se mafia e drogës veten nuk e dënon.

Sipas Berishës ky është një vendim i turpshëm dhe i ngjashëm me kartelet e drogës.

Berisha shkruan më tej se prokuroria nuk mori për bazë faktet thelbësore duke mos i trajtuar në aktakuzën e saj.

Postimi i plotë:

Mafia e droges veten nuk e denon!

Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon!

Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet jane merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen.

Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunimit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj.

Narko prokuroria kerkon per veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetem 12 vite.
Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve po i japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.

Si perfundim miq, ky proces deshmon perfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia! sb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *