Boris Johnson ka 12 ditë për të paraqitur në BE planet e tij për Brexit , sipas kryeministrit të Finlandës. Antti Rinne tha që ai dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord që Mbretëria e Bashkuar duhet të bëjë propozimet me shkrim deri në fund të shtatorit, duke shtuar se nëse kjo nuk ndodh “atëherë ka mbaruar”.
Tani Finlanda mban presidencën e radhës të BE-së. “BBC” shkruan se një burim nga Doëning Street tha: “Ne do të vazhdojmë negociatat dhe do të parashtrojmë propozime në kohën e duhur”.
Kryeministri Johnson ka thënë se një marrëveshje është e mundur të arrihet në samitin e liderëve të BE-së më 17 tetor, por ai ka këmbëngulur që Brexit do të ndodhë deri në afatin e 31 tetorit, edhe nëse një marrëveshje nuk është dakorduar.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se bisedimet me BE-në kanë përparuar qëkur Johnson mori drejtimin në korrik.