Edhe një njeri aq i fiksuar me golat sa Cristiano Ronaldo, thotë se goli më i mirë që ai ka shënuar nuk ia kalon dot seksit me të dashurën Georgina Rodriguez.
Në një intervistë të gjatë me Pierce Morgan, Ronaldo u hap për famën, suksesin dhe jetën e tij familjare.
Një nga pyetjet që Morgan i bëri Ronaldos, ishte të zgjidhte golin më të mirë në 700 golat që ka bërë gjatë karrierës së tij.
Portugezi zgjodhi atë që shënoi kur po luante për Real Madrid kundër Juventusit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League, në vitin 2018.
“Jam munduar ta shënoj këtë gol për shumë, shumë vite. Unë kisha shënuar 700 gola por nuk e kisha bërë këtë.”, tha Ronaldo për Morgan, citon RT.
“Mënyra si e bëra kundër Buffon, kundër Juventusit, në Ligën e Kampionëve. Ishte një gol i bukur “, shtoi ai.
Kur Morgan e pyeti nëse ai gol ishte më i mirë sesa seksi, Ronaldo u përgjigj me të qeshur: “Jo, jo si seksi me Geo-n tim, jo”. Ronaldo i thërret të dashurës Georgina shkurt Geo.
Ai tha se modelja spanjolle ishte “dashuria e jetës së tij” dhe se ai planifikon të martohet me të.