Vendosni fjalën kyçe....

Fotoja që po i dëmton fushatën Justin Trudeau, me make-up në mbrëmjen e shkollës


Një foto i ka shkaktuar probleme fushatës së kryeministrit kanadez Justin Trudeau, në të cilën shfaqej me ngjyrë në fytyrë.

Trudeau tha se ai ndjen “keqardhje e thellë” për veprimet e tij dhe “duhet të kishte ditur të vepronte më mirë”.

Në fotografinë e shkrepur në vitin 2001, publikuar nga Time, Trudeau ka errësuar ngjyrën e lëkurës me make-up për një mbrëmje shkolle. Asokohe ai studionte në Akademinë  West Point Grey në Vankuver dhe kishin një mbrëmje gala.

Trudeau po përpiqet të rizgjidhet si kryeministër në zgjedhjet që mbahen më 21 tetor.

Djali i ish-kryeministrit të ndjerë Pierre Trudeau, mësonte në akademinë elitare në Vankuver kur është realizuar fotoja. Trudeau thotë se ai kishte veshur një kostum të Aladdin në mbrëmjen që kishte si temë “Netët Arabe”. Ai pranoi që fotografia ishte raciste dhe tha se nuk duhej ta kishte bërë atë gjë.

Kur u pyetën nëse kishte raste të tjera, Trudeau u tha gazetarëve se kishte përdorur make-up edhe kur performonte në një shfaqje talentesh në shkollën e mesme. Ky imazhi është politikisht i turpshëm për kryeministrin kanadez, sepse bie në kundërshtim me politikat e tij dhe deklaratat e tij të mëparshme mbi racizmin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *