Vendosni fjalën kyçe....

Gati 2 mijë kriminelë lirohen gabimisht nga burgu, Duterte: M’i sillni të vdekur


Presidenti i Filipinieve, Rodrigo Duterte, ka ofruar shuma të mëdha parash për ata që ndihmojnë në kapjen e qindra të burgosurve që janë arratisur nga burgu si shkak i një gabimi kompjuterik.

Por ai shtoi se do të ishte më i lumtur nëse ata do të kapeshijn të vdekur se sa të gjallë.

Programi i shpërblimit të sjelljes së mirë liroi më shumë se 1.700 kriminelë, të shpallur fajtorë për vepra të rrezikshme, shkruan CNA.

Ky ka qenë një siklet i madh për ish-kryetarin e bashkisë Nicanor Faeldon, i cili ishte zgjedhur me premtimin për t’i bërë rrugët më të sigurta.

Duterte tha se kishte një “çmim” prej një milion pesosh (ose 19,175 dollarë amerikanë) për secilin prej ish-kriminelëve ende të lirë, pasi më pak se 700 prej tyre u dorëzuan.

“Çmimi prej një milion është në dispozicion për ata që mund t’i kapin ata të vdekur ose të gjallë. Por ndoshta të vdekurit do të ishte më mirë. Unë do t’ju paguaj duke buzëqeshur”, u tha ai gazetarëve të martën (17 shtator).

Duterte është një ish-kryebashkiak dhe prokuror që kishte premtuar që do vriste mbi 100 mijë kriminelë nëse do bëhej president. Që nga zgjedhja e tij ai do bëhej i njohur për një luftë të përgjakshme ndaj trafikantëve të drogës. Aktivistët kanë akuzuar se vrasësit ishin ekzekutime, por policia i mohon këto akuza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *