Vendosni fjalën kyçe....

“Gati sa s’më vdiq vajza dje”, aktivisti i shfryhet Boris Johnson për situatën në spital (VIDEO)


Kryeministri britanik, Boris Johnson, është vënë përballë një situate të sikletshme ndërsa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’. Siç shkruan “BBC“, Johnson u takua me një aktivist të quajtur Omar Salem (pjesë e Partisë Laburiste), i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit lidhur em shërbimin shëndetësor.

Salem tha se shkatërrimi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor ka ndikuar për keq në kurimin e vajzës së tij dhe shtoi se spitali kishte mungesë mjekësh.

“Nuk ka njerëz të mjaftueshëm në këtë repart, nuk ka mjekë të mjaftueshëm, nuk ka infermiere të mjaftueshme, nuk është aq mirë i organizuar. NHS është shkatërruar … dhe tani ju vini këtu për një mundësi shtypi.”, i tha ai Johnsonit.

Kryeministri u përgjigj duke thënë se “nuk ka shtyp këtu”, por Salem tregoi kamerat që filmonin konfrontimin mes tyre dhe tha: “Çfarë do të thuash që nuk ka shtyp këtu? Kush janë këta njerëz?”

Salem e shpërndau videon në rrjetet sociale dhe tregoi se vajza e tij për pak do vdiste për shkak se për orë të tëra nuk e kishte ndjekur asnjë mjek, pasi ishin të zënë me një urgjencë në një repart tjetër të spitalit.

Por Johnson reagoi duke thënë se ky nuk ishte një moment i turpshëm për të dhe se i bëhej qejfi që aktivisti i kishte folur për problematikat e tij.

Në një postim në Twitter, Johnson tha se ishte pjesë e punës së tij të bisedonte me njerëzit në terren.

“Unë kam qenë kryeministër për 57 ditë, një pjesë e punës time është të bisedoj me njerëzit në terren dhe të dëgjoj çfarë më thonë për problemet e mëdha. Nuk ka rëndësi nëse ata bien apo jo dakord me mua”, shkroi Johnson.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *