Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu pranon se rezultati s’e lejon të formojë qeverinë, i shtrin dorën rivalit


Benjamin Netanyahu ka shkuar te rivali i tij, Benny Gantz, i partisë centriste “Blue and White”, duke sugjeruar që ata të formojnë një koalicion të gjerë, duke pranuar në njëfarë mënyre humbjen në zgjedhjet e përgjithshme të Izraelit.

Netanyahu, i cili shpreson të mbetet në pushtet për mandatin e pestë rekord, e bëri thirrjen të enjten, duke i thënë mediave: “Unë kërkova krijimin e një qeverie të krahut të djathtë, por për keqardhjen time, rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se kjo është e pamundur.”

“Benny, ne duhet të krijojmë një qeveri të gjerë uniteti, sa më shpejt, që sot. Kombi pret që ne të dy, të tregojmë përgjegjësi dhe të bashkëpunojmë.” tha kryeministri 69-vjeçar.

Partia e Gantz “Blue and White” (Kahol Lavan) ende nuk i është përgjigjet ofertës, por rivali kryesor i Netanyahu tha të mërkurën se ai shpresonte për një “qeveri të mirë, të dëshirueshme të unitetit.”

Sidoqoftë, ai deklaroi më herët se hyrja në një koalicion me të djathtën “Likud” me Netanyahun që është pjesë e saj, nuk është një opsion.

Me të gjitha votat e numëruara, partia “Blue and White”, fitoi 33 nga 120 vendet e Knesset, me Likud që mbetet pas me 31 vende.

Por asnjë rezultat nuk është i mjaftueshëm për të formuar një qeveri shumice, duke i detyruar të dy rivalët të kërkojnë aleatë. Gantz tha se ai do të fliste me “Yisrael Beitenu” që përfaqëson kryesisht emigrantë që flasin rusisht, si dhe me partitë e krahut të majtë “Gesher” dhe “Democratic Camp”.

Nga ana e tij, Netanyahu paralajmëroi se zgjedhja tani është mes “një qeverie të udhëhequr nga unë” ose një “qeverie të rrezikshme” që mbështetet nga “partitë arabe anti-Zioniste”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *