Vendosni fjalën kyçe....

Opozita ulet me Komisionin e Venecias: Do zhbëjmë ligjet që dëmtojnë pronarët


Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi janë dy përfaqësuesit e PD-së, të cilët janë takuar sot me një delegacion të Komisionit të Venecias përsa i përket çështjes së pronave në Shqipëri.

Në një dalje për mediat, dy ish-deputetët thanë se kanë shprehur shqetësimin për ligjet e pronave të hartuara nga qeveria, që sipas tyre bien ndesh më të drejtat e pronarëve.

Bylykbashi tha se sapo PD do të vijë në pushtet, do të anulojë të gjitha këto ligje që janë në dëm të pronarëve.

“Shpjeguam edhe themelim e këtij mekanizmi djallëzor që ka futur Rama për të marrë pronën

Qeveria nuk kthen më prona, nuk kompenson dhe dhe ka vënë një mekanizëm, që rishpronëson pronarët.

Ajo që ne ua bëmë të qartë është se e gjithë ky proces që bllokoi kthimin e pronave vë në pikëpyetje titujt ekzistues të pronarëve.

Nëpërmjet këtyre mekanizmave, koorportas shtetërore të investimeve ta marrë këtë pronë, tia japë oligarkëve.

Fikja dhe eliminimi i Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi. Që  pronarët mos kenë mundësi të ankohen.

Ajo që bëmë të qartë është që PD kthehet në pushtet dhe këto ligje që shkojnë në dëm të pronarëve do të zhbëhen dhe ne do të rikthejmë të drejtat e tyre duke përmirësuar defektet që kanë çuar në zvarritjen e rëndë dhe duke eliminuar korrupsionin.”, tha Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *