Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri foli për gazetarët për vendimin e marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Tahiri e konsideroi një vendim qesharak duke theksuar se u dënua vetëm se kushërinjtë Habilaj e përmendën në telefon.
“Dy vjet jam hetuar për pjesë e grupit kriminal, nuk ke bërë trafik droge. Gjykatësit më dënuan me që Habilajt më përmendën emrin në telefon më dënuan për shpërdorim detyre, kishin frikë të thoshin që jam i pafajshëm”-deklaroi Tahiri.
Tahiri shtoi se do apelojë vendimin dhe lajmëroi një dalje për mediat ditën e nesërme.
“Ky është një vendim qesharak, gjykatësit ta kishin bërë si burrat të më kishin dënuar për trafik droge dhe jo të jepnin këtë dënim. Dënimin do ta apeloj deri sa të gjej drejtësinë. Por tani duhet të qartësoj këtë vendim. Nesër do flas më qartë për këtë vendim në një deklaratë”-tha Tahiri.